>>MENY<< |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Shkolla e ngushtë
-GTZ-ja ndihmon me pajisjen e kabineteve,por hapësirat të mungoj-në.Dërrasa e zezë nuk mund të jetë pasqyrë për të ardhëm të arsimit.
FERIZAJ, 1 shkurt
Mungesa e kabineteve nëpër shkoll-at jo vetëm të komunës së Ferizajit, është njëri nga problemet më të mëdha,me të cilat ballafaqohen të gjithë shkollat shqipe sot.Në kuadër të një programi të vet më kualitativ,organizata joqeveritare INPO në Ferizaj,ka bërë një anketë me 149 nxënës të nivelit të ulët dhe të mesëm ne komunën e Ferizajit,ku problem numër një kanë evidencuar mungesën e kabineteve.Në anën tjetër arsimtari i fizikes,Gani Xhemaili,në shkollën "Jeronim de Rada"të qytetit,ka kohë që ruan në një pako mjetet e kabinetit,në vlerë prej 17 mijë €.Në shkollën e tij,me rreth 1300 nxënës e cila punon në tri ndërrtesa,nuk ka mundësi të gjejë një kthinë për ti vendosur ato. Mjetet për kabinetin e fizikës janë dhuratë nga shoqata GTZ-ja.Shoqata
gjermane GTZ-ja në dhjetor të vitit të kaluar,për shkollat e Kosovës,ka shpërndarë 21 kabinete për lëndët shkencore.Ganiu dhe drejtori i shkollës,Enver Grainca,kanë kërkuar ndihmë për të krijuar një hapsirë për kabinet.Me këtë hall është njoftuar edhe ministria e arsimit të Kosovës.I dëshpëruar thotë arsimtari Gani Xhemaili që duhet të kemi një kabinet që funksionon.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|