Klasa IX-4
  TALENTAT E SHKOLLES TONE
 




N
jë Temë e zgjedhur nga shkolla jonë "Mësimi gjatë gjithë jetës",ishte që ti angazhojë nxënsat  për mësim.Për ESE konkuroi Arlind Ajeti dhe për fat të keq nuk mori ndojnë vend të rëndësishëm.Për pikturë konkuroi Kenan Ukzmajli që ndryshe nga Arlind Ajeti zuri vendin e parë në shkollë me dy piktura.Pikturat e Kenanit janë të mrekullueshme,si nga skica ashtu edhe nga pikturimi.Vendi  parë në shkollën "Jeronim de Rada" eshte vështirë të mirret por talenti nga shkolla dhe përkatësisht klasa jonë bëri që Kenani të marr vendin e parë.S shpërblim Kenani mori një vizatim dhe një palë ngjyra Temper.Përkrahja dhe gëzimi jonë ende ska marr fund. Pikturat e tij do të shihen në vazhdim ...

Pikturat e veta...

 

 

 

 

Balena e Ferizajit

E quajnë balenë, ndërsa ajo është një notuese me perspektivë shumë të madhe. Të premten ka udhëtuar për në Kroaci, për t’i mbrojtur ngjyrat e Kosovës në një garë të karakterit ndërkombëtar. Gerta Sopa ende nuk ka mbushur 11 vjet, por ka bërë një përvojë të mirë në garat e notit. Vitin e kaluar në garat e mbajtura në Shqipëri ka shkëlqyer në tri disiplina. Specialitet e ka stilin e notimit në shpinë.

Gerta, nxënëse shkëlqyeshme e klasës së VI, në shkollën fillore “Jeronim de Rada” në Ferizaj. Me sportin e notit ka nisur të merret para katër vitesh. Notin e ka mësuar në pishinën “AS petrol” në Ferizaj, të cilën e ka afër shtëpisë.

Duke vërejtur talentin e saj dhe dashurinë e madhe për notin, babai i saj Nazim Sopi nuk përton që vajzën e tij ta përcjellë tri herë në javë për në ushtrime në Prishtinë. Gerta, bashkë me vajzën e xhaxhait, Artina Sopa, moshatare e saj, ushtrojnë në pishinën e  hotelit “Madrid”, në Hajvali të Prishtinës. Janë anëtare të klubit të notit “Skancolor” dhe punojnë nën udhëheqjen e trajnerit Enver Haradinaj.

Prindi i Gertës, Nazim Sopa, është i vendosur që të mos kursehet për vajzën e tij të talentuar. Ai shpreson se Gerta do të kthehet me një rezultat të mirë nga Kroacia.

Ferizaj nuk ka far tradite në sportin e notit. Gerta është e para që ka sjellë medalje. Ajo ka nisur të bëhet shembull i mirë për moshatarët e saj, interesimi i të cilëve gjithnjë e më shumë po rritet për këtë sport.

 

''Bardh Frangu''

 




Ja te ne vjen edhe një sukses i klases tonë.Këtë sukses e filluan Salih Salihu dhe Jona Jupa.
Ky sukses i takoi lëndes së Fizikës.Së pari kishte gara në shkollë,për tu caktuar cila klasë është më 
efikase se cilado paralele.Këtë garë e fituam ne,si klasa me më shumë pikë,si nga paralelet ashtu edhe nga shkolla.
Arsimtari i Fizikes Z.Gani Xhemaili përgatiti këtë kuiz me shumë mund ku ky kuiz ishte i 22-ti me radh.
Në këtë kuiz morën pjesë:Klasa 6/2,7/4 ne,8/2 dhe 9/6.Kuizi kishte 12 pyetje.Kishte shumë rivalitet 
ku arsimtari i fizikes Z.Gani Xhamaili u detyrua të shtoj edhe nga tri pyetje plotësuese për të shpallur fituesin.
Klasa 6/2 i kishte që të 15 pyetjet të ditura dhe u shpall fitues.Klasa jonë mori vendin II ku 9/6 
mori vendin III.Drejtoresha e shkollës mori mikrofonin në dorë dhe tha ca fjalë:"Falenderoi arsimtarin Gani 
,komsionin dhe garuesit"Komisionin edhe nxënsat i shpërbleu me një shpërblim të vogel.Kjo ishte sa i përket kuizit të fizikes.

 

 

 

 

 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free